Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë me protesta kërkon rritje të pagave për 30%

19.10.2023 14:14

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë ka protestuar para Spitalit të Qytetit “8 Shtatori” me kërkesën për rritjen e pagave për 30 për qind...

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë ka protestuar para Spitalit të Qytetit “8 Shtatori” me kërkesën për rritjen e pagave për 30 për qind, stazh të beneficuar, transformimi i kontratave me afat të caktuar, në vendime të përhershme pune, revidimin e marrëveshjes kolektive dhe rritjen e shtesës infektive.
 
“I kryejmë në mënyrë profesionale të gjitha detyrat. Deri më tani nuk e kemi ngritur zërin të kemi kërkesa, megjithatë këtë  e bëjmë që jo secili për vete të gjejë zgjidhë problemin e vet që d.m.th. të kërkojë punë tjetër, të ndërrojë profesionin ose të shkojë jashtë vendit. Këtë e bëjnë të gjithë fshehurazi dhe ne vendosëm që të dalë e vërteta në shesh.”, - deklaroi Kristina Olevska nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë. 
 
Pjesë e protestës ishin edhe shoferët e Ndihmës së Shpejtë. Ata ankohen se nuk kanë marrë rritje të pagave as në rrogën e muajit mars, e as në atë të shtatorit. Shoferi Pero Kurteski nga Krusheva, në orën 10 e 30 me lëshimin e sirenës e mbështeti protestën, pasi thotë se me 37 vite punë paguhet 24 mijë denarë. 
 
“Si është kjo sjellje? Një shofer nuk merr as pagën minimale. Pagën minimale nuk e kompenson Shtëpia e Shëndetit – Krushevë, që është 670 denarë. Mund të them se marrim pagën më mizerabël në vend.”, - theksoi shoferi i Ndihmës së Shpejtë nga Krusheva, Pero Kurteski. 
 
Sindikata e Pavarur thotë se kërkesat e tyre kanë të bëjnë me 22 mijë punëtorë shëndetësorë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI