Maqedoni
Administrata Gjyqësore në grevë, nëse kërkesa e tyre nuk përfillet, nga e premtja nuk do të punohet asnjë lëndë
19.10.2023 15:14
Rreth 300 punonjës të Administratës Gjyqësore, prokurorive publike nga mbarë vendi dolën sot në grevë....

Rreth 300 punonjës të Administratës Gjyqësore, prokurorive publike nga mbarë vendi dolën sot në grevë nga ku i rekomanduan Qeverisë të ulen për të zhvilluar negociata sot, sepse në të kundërtën nga nesër greva do të bëhet më rigoroze. Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve mbetet në kërkesat për rritje të pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesave prej 35 për qind.
“Greva nuk do të ndërpritet. Grevistët janë çdo ditë e më kompakt për arritjen e qëllimit që synojnë. Nëse grupi prej pesë ministrash nuk ulet që të bisedojmë sot, nga nesër greva do të jetë më rigoroze. Deri më tani janë punuar lëndët vetëm për arrestet dhe bastisjet dhe nga nesër nuk do të punojmë në asnjë lëndë. Nga gjithsej 390 të punësuar në Prokuroritë Publike, këtu do të jenë 300 të punësuar.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së Organeve Gjyqësore, Tërpe Deanovski.
“Nëse planifikojnë të zgjedhin problemin tonë sa i përket pagave, të ulemi të bisedojmë sa më shpejtë. Nëse një shtet duhet të ketë prokurori, e cila nuk punon, nuk funksionon dhe vjetërsohen edhe hetimet. Për momentin nuk punojmë, atëherë nuk di çfarë të them, le të vlerësojë populli.”, - theksoi kryetarja e Sindikatës së Prokurorive Publike, Izabella Ilieva.
Rreth një muaj më parë, Qeveria formoi grup punues për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore. Grupi i punës do të përfshijë Ministrat e Drejtësisë, Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështjet Ekonomike, si dhe përfaqësues nga Sindikata e Organeve Gjyqësore.
FLUTURA LATIFI
