Ekonomi
Masa antikrizë, prej muajit nëntor, Bekteshi: Jemi duke përpiluar planin
19.10.2023 16:10
Prej muajit nëntor do të këtë masa të reja antikrizë, njoftoi Ministria e Financave....

Prej muajit nëntor do të këtë masa të reja antikrizë, njoftoi Ministria e Financave. Për krijimin e këtyre masave punohet intensivisht në koordinim me Odat Ekonomike dhe palët e përfshira. Deri në fund të muajit duhet të definohen, njoftoi ministri i këtij resori, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se çmimet me pakicë janë në rënie, në përjashtim të atyre që janë përfshirë me vendimin e Qeverisë.
“Ne, si Qeveri kemi vendosur parim, ku kemi bisedime publike private me të gjitha palët e përfshira me Odat Ekonomike në përputhje me analizat, udhëzimet apo propozimet e tyre, nevojat e tyre, duke përfshirë këtu edhe Sindikatat, masat dizajnohen në kuadër të mundësive buxhetore.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kovaçevski: Vendimi duhet të pranohet nga deputetët
Në të njëjtën kohë, Grupi i Punës nga fusha e ekonomisë, ka përgatitur materialin për zgjidhje ligjore, për korrigjimin e pagave të zyrtarëve. Bekteshi tha se do ta mbështesë vendimin edhe nëse i njëjti kërkon zvogëlimin apo ngritjen e pagave të tyre. Vendimi duhet të pranohet nga deputetët dhe nga të gjithë zyrtarët e zgjedhur, thekson kryeministri, Kovaçevski.
“Duhet të vijë deri te zgjidhja, e cila do të jetë e drejtë në vlerësimin e punës se gjithsecilit, kjo është një opsion, ndërsa opsioni tjetër është të shkohet në drejtim krejtësisht tjetër, të bëhet një zgjidhje populiste, nga të cilat dy zgjidhje populiste bien në Gjykatën Kushtetuese.”, - theksoi kryeministri i MV-së, Dimitar Kovaçevski.
LSM: Të ulen pagat e zyrtarëve për 78%
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon Qeverinë që të zvogëlohen pagat e zyrtarëve shtetëror për 78%, duke përdorur flamurin evropian dhe pa konsultime.
“Propozimi parasheh ndryshimin e nenit 11 të ligjit për paga dhe përfitime të tjera në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në shtet.”, thuhet në komunikatën e Lidhjes së Sindikatave.
Gjykata Kushtetuese në muajin mars të këtij viti solli vendim për rritjen e pagave të zyrtarëve shtetëror për 78% për një mijë e pesëdhjetë persona të zgjedhur dhe të emëruar, vendim i cili ngjalli revoltë në popullatë dhe te sindikatat.
FARIJE DAUTI BAKIJU
