Botë

Konfliktet në skenën ndërkombëtare, BE-ja përforcon masat e sigurisë

19.10.2023 16:25

Për shkak të situatës në Gaza dhe në Izrael, sulmit terrorist në Bruksel dhe konflikteve të reja në skenën ndërkombëtare...

Për shkak të situatës në Gaza dhe në Izrael, sulmit terrorist në Bruksel dhe konflikteve të reja në skenën ndërkombëtare, Bashkimi Evropian përforcon masat e sigurisë në zonën e Shengenit. Ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të unionit me vendim për kontroll më të madh të emigracionit dhe deportimin e personave që paraqesin rrezik për sigurimin e bllokut. Eurokomisionarja për punë të brendshme, Ylva Johanson, thotë se konflikti palestino-izraelit mund të ketë komplikime në sigurinë në Unionin Evropian. 
 
“Do të përforcohet deportimi i atyre që nuk kanë të drejtë të mbeten në BE. Tashmë kemi rritje për 20% të  të deportuarve, që do të thotë se në mënyrë efektive po i kthejmë emigrantët, por duhet të bëhet edhe më shumë. Njerëzit që mund paraqesin kërcënim sigurie për qytetarët tanë dhe Bashkimin Evropian duhet të kthehen  detyrimisht.”, - deklaroi eurokomesarja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson.
 
“Për momentin duhet patjetër të ballafaqohemi me më shumë kërcënime nga situata në kontinuitet në Lindjen e Mesme. Disa prej tyre duhet t’i vlerësojmë mirë për nga ana e pasojave për të gjithë ne në BE.”, - theksoi nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas.
 
Bashkimi Evropian do të punojë në mbrojtjen e komunitetit hebre dhe mbrojtjen kundër klimës së përgjithësuar të islamofobisë, që sipas tyre, këto dukuri nuk kanë vend në union. Në mbledhjen e ministrave të Brendshëm Evropian në Luksemburg është diskutuar edhe për krimin e organizuar, trafikimin me lëndët narkotike dhe për sfida tjera.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU