Ekonomi
Banka Botërore, RMV-ja ka deficitin më të madh buxhetor
19.10.2023 17:17
Presioni nga rritja e pagave në sektorin publik, efektet e vonuara të masave të Qeverisë...

Presioni nga rritja e pagave në sektorin publik, efektet e vonuara të masave të Qeverisë dhe marzhet e fitimit janë disa nga faktorët kryesorë të rritjes së inflacionit nga 8,4 në 9,1 për qind deri në fund të vitit, sipas raportit të Bankës Botërore. RMV-ja është e dyta në rajon për nga shkalla e inflacionit, pas Serbisë me 12,5.
“Inflacioni kumulativ, kjo do të thotë për shembull, nëse merret nga janari në shtator inflacioni për këtë vit, krahasuar me janarin dhe shtatorin e vitit të kaluar është 11,3%, pra projeksioni ynë është 9% dhe kemi vetëm tre muaj deri në fund të vitit. Ne presim që norma të ngadalësohet, megjithatë, ajo në tërësi do të mbetet e lartë për gjithë vitin 2023.”, - deklaroi ekonomistja në Bankën Botërore në Shkup, Joana Maxhoska.
Përderisa inflacioni është në rritje, rritja ekonomike këtë vit po ngadalësohet. Ndërtimi i korridoreve do të kontribuojë në rritje pozitive, thonë ekonomistët nga Banka Botërore. Ata urdhërojnë të investohet më shumë në tranzicionin e gjelbër në vend, që të subvencionohet energjia elektrike.
“Pra, sigurimi i energjisë elektrike të lirë ka koston e vet dhe ne po shohim ndikimin që rezulton nga kjo që reflektohet në nivelin e lartë të deficitit, shumë më i lartë se mesatarja në rajon. Shumë vende kanë bërë një konsultim fiskal dhe po të shikojmë Serbinë dhe vendet e tjera fqinje, çmimet e energjisë elektrike janë rritur sërish, çmimet e gazit janë rritur.”, - theksoi ekonomistja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Sanja Maxhareviç Shujtser.
Banka Botërore paralajmëron se duhet të merren parasysh edhe rreziqet që do të ulin rritjen si dinamika e reformave, zgjedhjet në rajon dhe në vend, goditjet klimatike dhe nevojat fiskale për të ulur koston e jetesës.
SEDAT SELIMI
