Maqedoni
Parashikimi i motit
20.10.2023 08:33
Këtë të premte orët e paradites do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat e ulëta...

Këtë të premte orët e paradites do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore. Orët e mesditës pritet që moti të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Gjatë natës parashikohet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten si vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C.
Në Shkup moti në mëngjes do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta, gjatë ditës me diell dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25°C.
