Botë

Pas Izraelit, Sunak udhëton sot në Egjipt, fokusi sërish te konflikti i armatosur në Gaza

20.10.2023 08:47

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të udhëtojë sot në Egjipt për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza me homologët e tij në rajon....

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të udhëtojë sot në Egjipt për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza me homologët e tij në rajon.
 
Në fokus të këtij ushëtimi është “imperativin e shmangies së përshkallëzimit rajonal dhe parandalimin e humbjes së mëtejshme të panevojshme të jetës civile”, tha zyra e tij.
 
Të enjten Sunak u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe i kërkoi Arabisë Saudite të ndihmojë në mbështetjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.