Botë
Bombardohet kisha në Gaza, raportime për dy të vdekur
20.10.2023 09:11
Një kishë në Gaza është bombarduar mbrëmjen e së enjtes.....

Një kishë në Gaza është bombarduar mbrëmjen e së enjtes. Ministria e Brendshme në Gaza njoftoi se Kisha e Shën Porfirit në qytetin qendror u godit nga izraelitët.
Sipas raportimeve, numri i personave që ndodheshin brenda kishës është 50, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa mediat vendase flasin edhe për dy viktima.
Sipas korrespondentit të Al Jazeera në qytetin e Gazës, dhe shumë të tjerë u plagosën. Ata kishin shkuar në kishë për të gjetur strehë.
