Botë

Lufta Izrael-Hamas, Bajden: Zgjidhja janë dy shtete, nuk mund të lejojmë Putin dhe Hamasin të fitojë

20.10.2023 09:26

“Ne nuk mund të heqim dorë nga paqja, zgjidhja janë dy shtete për Izraelin dhe palestinezët”...

“Ne nuk mund të heqim dorë nga paqja, zgjidhja janë dy shtete për Izraelin dhe palestinezët”. Këtë e deklaroi presidenti amerikan, Xho Bajden në një fjalim nga Zyra Ovale ne Shtëpinë e Bardhë pas kthimit nga Tel-Avivi. Për Bajdenin, mbrojtja e Ukrainës dhe Izraelit është në interes të sigurisë kombëtare të ShBA-së dhe ai ka njoftuar se do t’i kërkojë Kongresit fonde për të kryer misionin e tij. 

“Ne nuk do të lejojmë Hamasin dhe Putinin të fitojnë.”, përfundoi ai. “Unë refuzoj të lejoj të ndodhë.”, tha presidenti amerikan. 
 
Më herët përmes një postimi në platformën X, Bajden shkroi se të gjithë aktorët ndërkombëtarë duhet të përpiqen të gjejnë një rrugë që populli izraelit dhe palestinez të mund të jetojnë të dy në siguri, dinjitet dhe paqe. Është koha e duhur që të gjitha partitë politike që mbrojnë integrimin evropian në programet e tyre, të demonstrojnë angazhimin e tyre në veprim.