Maqedoni

Pendarovski për rrugëtimin drejt BE-së: Shqipëria mund të ndahet nga RMV-ja

20.10.2023 11:03

Pendarovski për rrugëtimin drejt BE-së: Shqipëria mund të ndahet nga RMV-ja...

Për shkak të situatave të brendshme politike, Presidenti, Stevo Pendarovski, sheh mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e tyre të përbashkët për në Bashkimin Evropian.
 
"Kam frikë që nuk mund të arrijmë një konsensus të brendshëm kombëtar për çështjet kryesore. Ne mund të argumentojmë për gjithçka, por NATO, BE janë interesi strategjik i vendit," deklaroi presidenti Pendarovski.
 
Kreu i shtetit iu referua faktit se Maqedonia e Veriut ende nuk ka gjetur konsensus ndërpartiak për të miratuar ndryshimet kushtetuese për minoritetet, të cilat do të kënaqnin Bullgarinë për t'i dhënë vendit dritën jeshile për negociatat, deklaroi Pendarovski në një intervistë televitive për TV21. 
 
"Unë jam realist i mirinformuar. Nëse do të ndodhte, diçka në parlament duhej të kishte ndodhur. Tetë individë siç është e nevojshme për të arritur shumicën e dy të tretave nuk mund të bien nga qielli. Unë nuk shoh asnjë tregues për një gjë të tillë. Të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE kanë nënshkruar deklarata se nuk do të votojnë për ndryshime në kushtetutë, megjithëse këto deklarata nuk kanë peshë ligjore," tha Pendarovski.