Botë
Forcat Izraelite të Mbrojtjes: Goditëm më shumë se 100 objektiva të Hamasit
20.10.2023 11:23
Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë goditur më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza gjatë natës...

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë goditur më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza gjatë natës, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit, të premten.
“Gjatë natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën mbi njëqind objektiva terroriste që i përkisnin organizatës terroriste Hamas, duke përfshirë një tunel nëntokësor, depo armësh dhe dhjetëra qendra komanduese operacionale.”, thuhet në deklaratë.
Sulmet “neutralizuan” një skuadër terroriste të Hamasit dhe vranë një operativ detar të Hamasit, Amjad Majed Muhamad Abu Odeh, i cili besohet të ketë qenë i përfshirë në sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor. Asetet terroriste dhe armët e vendosura në një xhami në lagjen Jabalija të Gazës u shkatërruan gjithashtu.
