Botë

Samiti ShBA-BE, do të diskutohet situata në Ballkanin Perëndimor

20.10.2023 14:06

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit...

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Uashington.
 
Kështu kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burimet në Bruksel, duke thënë se në konsultimet me partnerët amerikanë është përmendur edhe Ballkani Perëndimor si temë e samitit. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga ShBA-ja, situata në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit.
 
“Megjithatë, boshti  këtij samiti janë dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën.”, raporton Radio “Evropa e Lirë”.