Maqedoni

Sipas revizorit, tenderët – farsë, nga 18 tenderë, 14 i ka fituar një kompani

20.10.2023 15:00

Në periudhën prej muajit janar të vitit 2021 deri në qershor të vitit 2023, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës....

Në periudhën prej muajit janar të vitit 2021 deri në qershor të vitit 2023, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës ka shpenzuar plotë 6,4 milionë euro për tenderë, për të cilat kryesisht ka aplikuar vetëm një kompani dhe po e njëjta edhe ka qenë edhe fituese, ka thënë raporti i auditimit të cilën e ka përgatitur Ministria e Shoqërisë Informative. Aplikimi i vetëm një kompanie në të gjithë këto tenderë jep dyshime serioze se mund të ketë parregullsi në procedurën e tenderit, por për këtë fjalën e fundit duhet ta thonë organet gjyqësore, tha në takimin me gazetarët ministri i Ministrisë Informative dhe të Administratës, Azir Aliu. 
 
“Subjekt i revizionit kanë qenë lëndë të përzgjedhura rastësisht, të cilat janë analizuar nga një revizor i pavarur në pjesën nga hapja e çështjes së tenderimit deri tek pagesa përfundimtare për projektet në fjalë. Ky raport përfshinë periudhën nga janari i vitit 2021, deri në muajin qershor të vitit 2023. Në raport thuhet se nga 18 procedurat e tenderimit për prokurim publik, në 14 prej tyre ka aplikuar vetëm një kompani. Numri i mafi-kompanive për arsye të caktuara nuk u përgjigjën thirrjeve publike të institucioneve shtetërore. Në total shuma e këtyre tenderimeve që është analizuar është 6,4 milion euro.”, - deklaroi ministri i Shoqërisë  Informative dhe të Administratës, Azir Aliu. 
 
Ministri Aliu, po ashtu pohoi se gjatë takimit që kishte me kompanitë e vendit, shumë prej tyre në drejtim të ministrit Aliu janë shprehur se nuk u besojnë procedurave të tenderimit që hapen në këtë ministri, prandaj edhe nuk aplikojnë. Në të ardhmen, sipas ministrit Aliu, do të kërkojë një mënyrë për t'i inkurajuar kompanitë që të bëjnë ofertat e tyre dhe se përzgjedhja e kompanisë do të bëhet në mënyrë transparente. Sipas tij, institucionet shtetërore janë të obliguara të paguajnë çmime më të larta për shkak të ofertës së ulët nga kompanitë. Ministri Aliu, poashtu pohoi se në të ardhmen do të analizohen edhe periudhat e tjera, por thjeshtë kjo kohë ka qenë vetëm periudha e testimit.  
 
FITIM KRYEZIU