Futboll

Shkupi shpërngulet në Kumanovë, Rabotniçki ndeshjen e parë me pronar të ri

20.10.2023 18:15

Skuadrat e Ligës së Parë vendit i kanë dhënë fund pauzës disa ditore...

Skuadrat e Ligës së Parë  vendit i kanë dhënë fund pauzës disa ditore, për shkak të ndeshjeve eliminatore për “euro 2024”, ndërsa tani do të zbresin sërish në fushë për vijimin e kampionatit. Java e 11-të luhet të dielën. Kjo javë do veçohet nga dy risitë që sjell jashtë fushës së lojës.
 
Skuadra e Shkupit, ndeshjen e radhës me Bregallnicën për shkak të punimeve në stadium do ta luajë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë. Po ashtu ende është e hapur edhe çështja e zhvillimit të ndeshjes së 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër KF Ohri. Drejtuesit e “pëllumbave”, ende nuk kanë marrë vendim se ku do të luhet ndeshja në fjalë.
 
Rabotniçki ndeshjen e parë me pronar të ri
 
Risi tjetër jashtë terrenit të futbollit është edhe ajo se skuadra e Rabotniçkit, zyrtarisht në javën e 11-të, të elitës së futbollit vendor do të luajë me pronar të ri.
 
“Romantikët” me pronarin  e ri që ka blerë 100% të aksioneve të kësaj skuadre do orvaten të fitojnë sa më shumë pikë për të qenë konkurent për në evropë. Rabotniçki në këtë javë do të luajë derbin lokal me  skuadrën e Vardarit.
 
Kjo ndeshje do të luhet në lagjen Maxhari të Shkupit,a ty ku si vendas luan edhe Vardari. Ekipet e kreut të elitës së futbollit vendor do të synojnë të forcojnë edhe më tej pozitën e tyre, me dëshirën për të nisur shkëputjen nga njëra-tjetra.