Sportet E Tjera
LOV, prokuroria bastis zyrat e “Paris 2024”
20.10.2023 18:18
Selia e Organizatorëve të Olimpiadës Paris 2024 është bastisur sërish nga prokuroria financiare...

Selia e Organizatorëve të Olimpiadës Paris 2024 është bastisur sërish nga prokuroria financiare kombëtare e vendit. Shkak janë bërë shqyrtimet e firmave të menaxhimit të olimpiadës, pjesë e një hetimi në vazhdim, dyshuar për favorizim të firmave të veëanta në dhënien e tenderave.
Sipas AFP, kjo është hera e dytë që hetuesit francezë kryejnë një bastisje në selinë e organizatorëve të Olimpiadës Paris 2024 dhe Komitetit Organizativ të Lojërave Paraolimpike.
Kjo vjen pas një bastisjeje në qershor në zyrat e Komitetit Organizativ dhe ato të Solideo, kompania përgjegjëse për punimet e ndërtimit Paris 2024. Raportet e lajmeve thonë se hetuesit bastisën gjithashtu shtëpitë e shefit ekzekutiv të Paris 2024, Étienne Thobois dhe drejtorit ekzekutiv të operacioneve të Lojërave Edouard Donnelly, megjithëse asnjëri zyrtar nuk përballet me akuza kundër tyre. Organizatorët e Paris 2024 konfirmuan se ata vunë në dispozicion të prokurorisë financiare të gjithë dokumnetacionin që kërkoi.
Eliud Kipchoge shprehu mirënjohjen e tij për dhënien e çmimit “Mbreti i Asturias për Sport, një çmim për të cilin ai tha se është veçanërisht "krenar pasi bashkon shumë disiplina" dhe foli për rekordin e fundit të Maratonës, të vendosur nga bashkatdhetari i tij Kelvin Kiptum, por edhe për sfidat tjera, duke përfshirë Olimpiadën e Parisit në 2024
"Do të ishte e mrekullueshme të fitoja medaljen e artë për herë të tretë. Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta bërë atë. Ka të bëjë me një arritje historike. Sporti mund të jetë një frymëzim. Nuk ishte befasi rekordi i ri, sepse sporti ka të bëjë me konkurrencën, kjo është bukuria e sportit. Unë garoj me veten, vendos qëllimet e mia. Qëllimi im është gjithmonë të thyej dhe vendosi rekorde. Ajo që përpiqem të bëj është të kaloj kufijtë e mi, çdo ditë. Kjo është bukuria e stërvitjes”, u shpreh atleti Kenian, Eliud Kipchoge.