Sportet E Tjera
Mojsovski: Do të ketë ndihmë për sportin
20.10.2023 18:21
Klubet dhe federatat e sporteve nuk do mbesin pa mbështetje financiare të shtetit...

Klubet dhe federatat e sporteve nuk do mbesin pa mbështetje financiare të shtetit. Për shpërndarjen e kuponëve sportiv ose të njohur si vauçer do ketë një zgjidhje të re ligjore. Nga viti ardhshëm paratë klubeve dhe federatave do ju ndahen direkt nga shteti.
“Do të ketë kupona. Po thuajsë me të njëjtën metodë vetëmse ato do ti ndajë qeveria dhe nuk do ndahen përmes kompanive. ARSM-ja së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, tashmë kanë përgatitur projektligjin e ri që do të rregullojë mënyrën e re të zbatimit të kuponit sportiv. Kriteret do të jenë pak më të rigoroze ose shtërnguara dhe paratë do të shkojnë direkt për klubet dhe federatat, por është e qartë se sërish do të ketë ndihmë si më parë për të gjitha klubet dhe federatat. Me këtë masë do të vazhdojë mbështetja në sport dhe do të përmirësohet sistemi i kuponëve. Abuzimet nga kompanitë e pandershme që kërkuan shërbime për realizimin e kuponit sportiv do të ndalen dhe të gjitha fondet do të përdoren për promovimin e sportit dhe për nevojat e sportistëve. Kuponët do të realizohen dy herë në vit, një pjesë në mars dhe pjesa tjetër në qershor”, u shpreh drejtori i ARSM-së, Naumçe Mojsovski.
