Maqedoni

Banorët e Autokomandës për ndërprerjen e ngrohjes

20.10.2023 20:35

Banorët e lagjës Autokomandë protestojnë për shkak të ndërprerjes së ngrohjes...

Banorët e lagjës Autokomandë protestojnë për shkak të ndërprerjes së ngrohjes. Ata thonë se paguajnë 30% fatura më të larta për ngrohjen 24 orëshe dhe radiatorët e tyre janë të ftohtë.
 
“Kërkesat tona janë ose i kthehemi energjise dhe e marrim energjine termike siç e merrnim më parë me te njejtat fatura ose të ulen faturat sipas asaj qe marrim si energji termike dhe tani kerkojme nje pergjigje. Edhe pse per sot na thane qe dikush nga autoritetet do të na takojnë dhe do të na japin disa përgjigje por kjo nuk ndodhi sërish”, shprehet protestuesja.