SHBA, u gjetën trupat e pajetë nga helikopteri i rrëzuar

13.03.2015 13:03

Një ekip ushtarak amerikan i kërkimit i ka gjetur trupat e pajetë të ushtarëve të vrarë në përplasjen e helikopterit, “Black Hawk”, në bregdetin e Floridës gjatë një misioni stërvitor...

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë mbrëmë vonë se janë gjetur trupat e 9 prej 11 ushtarëve të vrarë.

Supozohet se dy trupat e tjerë janë ende në mbetjet e helikopterit të përplasur. Zyrtarët thonë se ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rrëzimit, që ndodhi më 10 mars, derisa mbretëronte mot me mjegull.