Administrata shtetërore, Aliu: Tani provimi do të jetë edhe në gjuhën shqipe

21.10.2023 15:03

Kandidatët të cilët do të duhet të kalojnë testimin....

Kandidatët të cilët do të duhet të kalojnë testimin në administratën publike, tani më do ta kenë mundësinë që testin ta plotësojnë në gjuhën shqipe.Kështu ka informuar Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Azir Aliu, sipas të cilit përkthimi i pyetjeve në gjuhën shqipe siguron mundësi të barabartë dhe pasqyron respektin për diverzitetin gjuhësor kështu edhe duke zbatuar detyrimin kushtetues dhe ligjorë.

“Ata tani më do të mund të përgaditen ,të japin provimin edhe në gjuhën shqipe.Ky është një hap kolosal për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe për të gjithë ata qytetarë të ri që do të punësohen në administratën shtetërore. Përdorimi i gjuhës amtare në provimin e administratës do të sigurojë që qytetarët tanë të kuptojnë plotësisht pyetjet dhe informacionet e dhëna në provim, duke përmirësuar mundësinë për tu përgjigjur në mënyrë të saktë  dhe korrekte në ato” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Sistemi i pagave në RMV, Aliu: Ligji i pagave është në draft-verzion

Sa i përket Ligjit të ri për paga i cili u paralajmërua para një viti, i njejti akoma ëshë në draft -verzion njoftoi Aziri. Potencoi se ky ligj duhet të ofrojë një kornizë për sistemin e pagesave në vendin tonë që aktualisht po përballet me paga jo të barabarta.

“Ju e dini që në institucione të ndryshme kanë paga të ndryshme. Pagat nuk janë të njëjta në ministri, kolegët në Ministrinë e Financave marrin paga 30 për qind më të larta se kolegët e tjerë që bëjnë të njëjtën punë në ministritë e tjera. Ky shtrembërim i pagave në vendin tonë është padyshim i dukshëm dhe besoj thellë se me atë ligj për pagat do të krijojmë standarde dhe çdo vend pune do të dihet se sa pikë janë shënuar. Shpresojmë që do të kemi një sistem pagese që do të na japë një pasqyrë të qartë si të punonjësve administrativë ashtu edhe të zyrtarëve” – u shpreh Azir Aliu.

Sa i përket raportit  të revizionit për tenderët e realizuar në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës, Aliu përsëriti se interesi për të paraqitur është shumë i dobët dhe kjo si pasojë e perceptimit të krijuar se tenderët e shpallur tani më kanë një fat të caktuar. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)