Lajçak në Kosovë e Serbi me plan zbatimi të marrëveshjes

21.10.2023 16:27

Emisarët Lajçak dhe Escobar...

Emisarët Lajçak dhee Escobar si dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë kanë takuar kryemisnitrin e Kosovës Albin Kurti, të cilit siç konformoi pas takimit emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, e kanë shpalosur një plan për zbatimin e marrveshjes së Brukselit, të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Kurti, ndërsa të njejtin do ta diskutojnë edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ata presin që Kosova dhe Serbia tu përmbahen obligimeve të dialogut, ndërsa siç tha Lajçak sulmi në Banjskë është duke u hetuar nga BE dhe NATO.

”E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit dhe e bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti” – tha Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak.     

Lajçak, njëherit kërkoi nga Kosova themelimin pa vonesa të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi siç tha ai pa pasur progres në këtë çështje, Kosova nuk do të ketë progres në rrugën evropiane.

Lajçak, u pyet edhe për akuzat e Kurtit ndaj tij se po mban anën e Serbisë, por ai tha se është në anën e Bashkimit Evropian.

Ndërsa këshilltari i kancelarit gjerman Scholz, Jens Plotner, bërë me dorë se edhe ai dhe emisarët tjerë janë aty.

Kurti: Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht

Ndërsa nga kabineti i kryemisnitrit Albin Kurti kanë njoftuar se gjatë takimit Kurti ka theksuar se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).

Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.

Nga qeveria e Kosovës theksojnë se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)