Tetovë, pas tri vitesh rikthehet festivali teatror
Në qytetin e Tetovës, pas tre vitesh rikthehet festivali ndërkombëtarë teatrorë…

Pas tre vitesh pauzë, rrikthehet Teatri i Tetovës me festivalin ndërkombëtar. Tetovarët nga dita e hënë deri të premten do të kenë mundësi të ndjekin shfaqje nga Teatrot profesioniste të vendit dhe rajonit.
Festivali do fillojë me shfaqjen nga Teatri i Gjakovës “Alo Alo”, ndërsa mungesën e tre viteve drejtori e arsyeton me pandemin por edhe me buxhetin e pamjaftueshëm dedikuar për Teatrin e Tetovës nga Ministria e Kulturës.
“Ky është edicioni i tetë i festivalit, nga 2020 deri sivjet kemi pasur një pauz. Pauza ka qenë në kohën e pandemis 2020-21. Në vitin 2022 nuk kishim mjetet të dedikuar aq sa ishte e nevojshme për të organizuar festivalin, dhe sivjet rrikthehemi me festivalin e Tetovës. Do nisë me trupën nga Gjakova Teatri i Gjakovës, me shfaqjen “Alo Alo”. Ditën e marte do kemi Teatrin e Kumanovës, me shfaqen “Fluturim mbi teatrin shqiptar”, ditën e mërkur do të kemi shfaqjen “ Dramski Teatër Shkup”me shfaqje në gjuhën maqedone. Me 26 tetor do jetë shfaqja “Gruaja e thyer” Teatri ekspremental i Tiranës” dhe me 27 tetor e përfundojmë me Teatrin për të rrinjtë e fëmijë Shkup me shfaqjen “ Krokodili”.’ – tha Drejtori i Teatrit të Tetovës, Bekim Smaili.
Edhe pas tre vitesh të mos organizimit të festivalit përsëri ky festival ndërkombëtar është përballur me mungesë të fondeve, thotë koordinatori i festivalit Muzafer Etemi.
Ai më tej shtonë se tre shfaqjet që do jenë para publikut tetovar do të jenë për publik nga mosha mbi 16 vjeç.
“Angazhimi im ka qenë i fokusuar që të realizojmë festivalin i cili e kishte pakë të vështirë që të realizohet për shkak të buxhetit të paktë që kishte. Tre shfaqje nga ky festival janë shfaqje që kanë publik të moshës 16+, siç është monodrama që do vijë nga Teatri i Tiranës, shfaqja “Fluturim mbi teatrin shqiptar” dhe shfaqja e Teatrit të rrinjve në Shkupë është 16 vite e lartë” – u shpreh Koordinatori i Festivalit, Muzafer Etemi.
Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës megjithëse jo mjaftueshëm, nga Komuna e Tetovës, dhe kompanitë private. (Visar Sadiku, TVM2)
