LSDM, ekonomia stabile, edhe në kriza globale

21.10.2023 15:46

Ekonomia e vendit është stabile...

Ekonomia e vendit është stabile, e madje po shënon rritje edhe gjatë krizave globale vleërsojnë nga LSDM. Sipas kësaj partie Banka Botërore ka konfirmuar uljen e inflacionit.

Nga kjo parti thonë se deri në vitin 2025, inflacioni në vend pritet të bie në 2 %, ndërsa parashihet ulja e papunësisë dhe rritja e pagave.

“Ekonomia Maqedonase është stabile, rritet edhe në kohë krizash, globale. Fondi monetar ndërkombëtarë i ka përmirësuar parashikimet për rritjen e ekonomisë maqedonase, ndërsa banka botërore ka konfirmuar se masat e qeverisë kanë sjellur te inflacioni njëshifrorë që edhe më tej do të zvoglohet. Potenciali i ekonomisë maqedonase për rritje do të rritet ashtu siç afrohet vendi drejtë BE-së, nëpërmjet reformës strukturre.” – tha Lidija Tasevska nga rradhët e LSDM-së.  

VMRO-DPMNE, u premtua rritje e BPV 5%, rritja do të jetë 1,8%

Nga VMRO-DPMNE kundërpërgjgijen se Kovaçevski ka premtuar rritje vjetore të Bruto Prodhimit vendor për 5%, ndërsa sipas Bankës Botërore këtë vit do të kemi rritje prej vetëm 1,8%.

“Kovaçevski dhe LSDM kanë folur për inflacion prej 5,6%, ndërsa Banka Botërore parasheh dyfish më shumë. Është e dukshme se raporti i Bankës Botërore është demanti më i mirë për të gjitha gënjeshtrat e qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së. Është dëshpërues fakti se Banka Botërore potencon se do të ketë rritje më të ulët, deficit më të lartë dhe inflacion tejet të madh”. – thonë nga VMRO-DPMNE.

 Sipas VMRO-DPMNE-së këto janë rezultatet e politikës katastrofale ekonomike të BDI-së dhe LSDM-së.

Alternativa, masat antikrizë të Qeverisë u vonuan

Ndërkohë nga Alternativa thonë se masat kundër krizës, të paralajmëruara nga Qeveria janë vonuar dhe nuk e japin efektin e duhur. Nga kjo parti kërkojnë që të shpërndahen kuponë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ndërsa vlerësojnë se pensioni minimal duhet të jetë jo më pak se 300 euro.

“Propozimi i Alternativës është se në këto kushte zgjidhje është ndihma financiare në shpërndarjen e kuponëve për grupet me rrezik social, kategoritë me të ardhura më të ulëta dhe për pensionistët. Kur jemi këtu, ne konsiderojmë se pensionet dhe ndihmat sociale duhet të rriten. Për informacion të opinionit, 29% e pensionistëve në vend marrin pension minimal prej 13.000 den., gjë është e pamjaftueshme për mbijetesë në këto kushte”. – shprehen nga Alternativa.

Sipas Alternativës pensioni minimal nuk duhet të jetë më pak se 18.000 den. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)