Kuvendi i Kosovës me ligj ndalon pjesëmarrjen në konflikte të huaja
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Ndalimin e Pjesëmarrjes në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Kosovës...

Për miratimin e këtij ligji votuan 60 deputetë, 17 ishin kundër, kurse 2 deputetë abstenuan. Ky ligj është futur në rend dite me shumicë votash sipas propozimit të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, njeherit edhe kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme.
Por, para se projekt-ligji t'i nënshtrohej procedurës së leximit të dytë, Lëvizja Vetëvendosje doli me disa propozime për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji. Deputeti, Rexhep Selimi, ka thënë se Vetëvendosje nuk është kundër ligjit, por kundër emrit dhe përmbajtjes së tij.
Ai ka propozuar nëntë amendamente, të cilat nuk kishin kaluar nëpër komisionet parlamentare, kështu që kjo nxiti debate se a duhet të futen në rend të ditës së seancës apo jo.
