Konflikti Izrael-Hamas, krizë e re ekonomike, jo vetëm gjeopolitike
Rreziqet gjeopolitike nga lufta Izrael-Hamas...

Rreziqet gjeopolitike nga lufta Izrael-Hamas rrezikojnë Ekonominë botërore dhe të vendit. Së fundmi shteti i Katarit, i cili është një nga vendet që eksportojnë pjesën dërmuese të dervitave të naftës kërcënon me ndalimin e prodhimit të derivateve, nëse konflikti përshkallëzohet, potencialisht edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike mund të nxisë rritjen e çmimeve të shumë produkteve që do të pasqyrohet me një valë të re inflacioni dhe do të cojë në ulje të aktiviteteve ekonomike. Komisioni Rregullator per Energjetikë njoftojn se vendi ynë është i varur nga importi i naftës, por fatmirsisht vendet nga ku importojmë nuk janë të përfshira në konflikte të drejtpërdrejta.
“Çdo devijim nga jeta normale ekonomike e vendosur në Evropë dhe në botë, si pandemia, agresioni ushtarak nga Rusia në Ukrainë dhe tani lufta në Izrael, shkakton pa mëdyshje një reflektim mbi produktet energjetike në bursë: pavarësisht nëse ato janë derivate të naftës, gaz natyror ose energji elektrike. Përcaktimi i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në vendin tonë është në përputhje me Metodologjinë dhe përfshin mesataret për pesëditorin e kaluar të çmimeve të bursës së produkteve referente, si dhe lëvizjen e Kursit të këmbimit $/denar gjatë asaj periudhe. Ka ditë kur në bursat botërore ndodh një “tsunami”, pra kur kërcimet apo rëniet në krahasim me një ditë më parë për produkte individuale në bursë janë mbi/nën 50 USD/t, dhe në situata të tilla reflektimi në çmimet tona me pakicë janë më të shpejta” – thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
OEMVP: Duhet të rriten rezervat shtetërore
Drejtori i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, Durim Zeqiri, vlerëson se duhet të kemi strategji proaktive dhe shteti duhet të intervenojë me masa për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset para se të goditemi me kriza të reja.
“Shteti duhet të veprojë në mënyrë proaktive duke i paraprirë çdo lëvizje në nivel global, duke i rritur rezervat shtetërore me qëllim që ato rezerva ta kenë rolin e qetësuesit të tregut, pasi me rezerva mund të ndërhyjmë në treg duke ulur çmimin e derivative dhe kostove operative të bizneseve tona. Në rast se partnerët tonë të tregtisë së jashtme ndikohen nga këto ndodhi në nivel global, atehër jemi më se të bindur se ato çmime do të reflektohen dhe inflacioni do të percillet dhe te ne. Arka shtetërore nuk është e mbushur, ashtu siç ishte e planifikuar dhe masat adekuate për të zbut inflacionin nuk mirren për arkën shtetërore dhe për të zbutur inflacionin duhet të ketë masa tatimore dhe doganore duke ulur doganat dhe në rast se kjo bëhet do të ketë produkte më të lira.” – u shpreh Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri.
Gjatë vitit 2022, tregtarët me shumicë të naftës bruto, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe lëndëve djegëse për transport kanë kryer importimin e derivateve të naftës në vend nga 9 vende, ku pjesa më e madhe e derivateve të naftës janë importuar nga vendet fqinje, nga Greqia 86.46%. e ndjekur nga Bullgaria 9.42%, Shqipëria 2.44%, Serbia 1.39%, Rumania 0.18% dhe një përqindje e vogël e importeve nga vendet e tjera. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
