Shqipëri, SPAK masë deytrim paraqitje ndaj Berishës

22.10.2023 13:50

Prokuroria e posaçme kundër korrupcionit...

Prokuroria e posaçme kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri njoftoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish kryemisnitrin Sali Berisha të cilit i është marr edhe pasaporta, si dhe arrestim për dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Sipas njoftimit të SPAK, përfitimet e dhëndrrit të Berishës në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, arrijnë në 5 milion e 420 mijë e 345 euro.

Ish kryemisnitri Berisha akuzohet për korrupcion pasiv të kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 të kodit penal. Derisa dhëndrri i tij Malltezi akuzohet për korrupcion pasiv në bashkëpunim, sipas nenit 260 dhe pastrim i produkteve në bashkëpunim me Bektashin sipas nenit 287 të kodit penal.

Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupcion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Për këto vepra penale parashihet dënim prej 4 deri në 15 vite burg. Pas arrestimit të Malltezit, drejtuesi i krimit ekonomik Gent Ndoi dhe një agjent i kësaj drejtorie shkuan në selinë partiake për ti komunikuar akuzat e SPAK, ish kryeministrit Berisha, si dhe për të marr deklaratën e tij, por Berisha refuzoi ti takojë me arsyetimin se si deputet nuk dëshironte ta shkelte kushtetutën, e cila ndalon kufizimin e lirisë së deputetit, që është e mundur vetëm me autorizim të parlamentit.

Sipas Berishës ky është një akt i turpshëm i kryemisnitrit Edi Rama.

“Nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektojë kushtetutën. Po ti takoja do tu thoja çojani Edi Ramës” – u shpreh Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha.

Në mbrojtje të Berishës ka dalur ish presidenti Ilir Meta. Sipas tij drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Klubi partizani ishte kompleksi më I rëndësishëm sportive në pronësi të minsitrisës ë mbrojtjes, ku aktualisht janë ngritur 17 ndërtesa.

Në vitin 2020 Taulant Balla, si drejtues i grupit parlamentar të PS-së, ka paditur, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e  Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)