Kolumbi: 5 policë dhe 2 civilë të lënduar në një sulm në Bogota

13.03.2015 15:10

Vazhdon vala e sulmeve në kryeqytetin kolumbian. 5 policë dhe dy civilë u lënduan nga një sulm në jug të Bogotas...

Një bombë  e kontrolluar me telekomandë,  shpërtheu në një vend të frekuentar të qytetit me 7 milionë banorë, kur një person mbi një motocikletë e aktivizoi atë.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e sulmit dhe autoritetet nuk kanë arrestuar askënd.

Ky është sulmi I 6 në kryeqytet vetëm në muajin e fundit. Njëri prej sulmeve të kaluara kishte si qendër seslinë e një partie politike dhe bankat

Autoritetet hedhin dyshimin tek guerrilët e grupit majtist ELN , një degë e grupit FARK , por kjo duhet vërtetuar. Guerrilët luftojnë kundër qeverisë për 50 vjet me radhë .