Qytetarët e Strugës, çmimet e produkteve janë të larta

22.10.2023 14:58

Megjithëse qeveria solli vendim për çmimet e garantuara...

Megjithëse qeveria solli vendim për çmimet e garantuara të produkteve bazë me të cilat apti ulje çmimesh rreth 10%, qytetarët e Strugës thonë se çmimet janë ende shumë të larta për standartin e jetesës.

Ata thonë se me rrogat që po marrin nuk mund të arrijnë të mbulojnë të gjitha harxhimet, ndërsa buxheti i tyre mjafton vetëm për produkte bazike dhe minimale.

“Çmimet e ushqimeve janë shtrejntu por sa i përket marketeve nuk kam vërejt ndonjë parregullsi, nrregull kanë qenë ku kam shku”

“Gjithkund ka krizë, edhe tek neve kjo, megjithëse ka rënie të konsiderueshme të çmimeve prap se prap ashtu siç theksonin edhe qeveritarët kemi tregtarë që e keqpërdorin rastin e krizës së mëparshme por besojmë se do të rregullohet edheajo me masat e qeverisë për ngrirjen e ushqimeve dhe inspektimin e marketeve.”

“Mendoj që varet nga marketi në market, çdo market ka marzhë ndryshe, prandaj edhe produktet janë me çmime të ndryshme, edhe tek ushqimet bazë siç janë buka, jogurti kanë ndryshim. Ka rënie tek kto produktet por mendoj që nuk është e mjaftueshëm. Kam parë të ketë të shkruhen tjetër çmim në raft por kur shkoj në kasë, ka pasur çmim tjetër”

“Çmimet janë shumë të larta, më përpara me 500 den mund të mirrshe një shportë të madhe dhe e kishe për dy javë tani me 500 den smund të marrësh dy sende,  çmimet janë të larta rrogat i kemi të vogla.”

“Çmimet e ushqimeve realisht janë të larta, të konsideruara me rrogën mesatare që merr një punëtor i thjeshtë, për ta mbushur një shportë minimale që i duhet një njeriu nuk mjaftojnë rrogat që i marrin këtu njerzit, kemi apsur rastin të shëtisim në Evropë dhe nëse bëjmë krahasim çmimet janë përafërsisht të njëjta, kurse rrogat andej janë me 3 herë më të larta. Ndonjëherë ka keqpërdorime edhe tek çmimet edhe tek afatet, jua ndërrojnë afatet.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Inspektorati i tregut, deri më tani janë gjobitur 2 markete

Nga inspektorati i tregut thonë se kryhen kontrolle të rrepta nëpër markete, ndërsa në Strugë deri tani janë gjobitur 2 markete për mosrespektim të ligjit.

“Janë zhvilluar gjithsej 45 kontrolle me proces verbal, janë shqiptuar 2 dënime me vlerë prej 6400 euro. Inspektorati është rregullisht në teren punon edhe me orë shtesë. Në fuqi janë 3 vendime të qeverisë, për ushqimet bazë, pijet e gazuara dhe të pagazuara dhe perimet. Ka lajmërime dhe ne i shqyrtojmë ata në kohë rekord.” – u shpreh Drejtori i  Inspektoratit të Tregut në Strugë, Shpendi Iljazi.

Nga inspektorati i tregut bëjnë apel tek qytetarët që të paraqesin parregullsitë nëpër markete. (Ilmije Zhaku, TVM2)