Izraeli vazhdon fushatën e bombardimeve, njoftohet për 55 të vrarë në Gaza
Izraeli vazhdoi fushatën e bombardimeve në Rripin e Gazës....

Izraeli vazhdoi fushatën e bombardimeve në Rripin e Gazës. Gjatë natës janë vrarë të paktën 55 persona, shumica e tyre gra dhe fëmijë, njoftojnë autoritetet palestineze. Ndërsa autoritetet Izraelite, thonë se viktimat, janë terrorrista të Hamasit dhe njoftojnë se në mesin e të vrarëve është edhe Zv/komandati i kësaj organizate.
“Gjatë orëvë të vona i shtuam sulmet tona, dhjetra terrorist janë vrarë në Gaza dhe rrethinën e saj. Në këto sulme është vrarë edhe zëvendës komandati I Hamasit. Hamasi në ditët e fundit dhe ditët e fundit po përpiqet të prezantojë veten përpara botës si një organizatë njerëzore, pasi i liroi dje pengjet. Bota nuk duhet të harrojë se Hamasi është më i keq se ISIS." - tha Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
Pavarësisht që palet e përfëshira në konflikt ia hedhin fajin njëri tjetërit, civilët janë ata që vuajnë pasojat.
“Cili është faji ynë? Ne jemi civilë. Ata thonë se kjo është një zonë ushtarake dhe se ne po hedhim raketa. Kjo është e gjitha një genjeshter kjo eshte veper çnjerezore. Shtepia e vellait tim te vdekur ështe demtuar vite me pare.Na ka lënë fëmijët jetimë , më i madhi është 8 vjeç, është e padrejtë dhe e ndaluar”. – tha Mahmoud Ibrahim, banor i Gazws.
“Nuk kemi ku të shkojmë. Ne do të qëndrojmë këtu mbi rrënoja ose nën rrënoja. Shumica prej nesh jemi gra. Shiko, kjo është ajo që ka mbetur." – u shpreh Rami Ibrahim, banore e Gazës.
“Ecja përreth dhe po përpiqesha të marr dicka,të njihja shtëpinë time dhe ndërtesën në të cilën jetoja. Ndoshta në këtë rrënoja kishte mbetur diçka që mund të flija, por nuk gjeta asgjë. Gjeta vetëm dy batanije me të cilat ndoshta mund t'i ngrohja fëmijët e mi.” – deklaroi Salwa Eid, banor i Gazës.
Pas luftimeve prej dy javësh, në Gazën e izoluar ndodh një katastrof humanitare. 20 kamionët me ndihma humanitare që u futën mbrëmë përmes pikës kufitare Egjiptiane “Rafah” nuk mjaftojnë.
Nevojitet më shumë ushqim, paisje mjeksore dhe hapsira të sigurta për strehimin e civilëve. Një zyrtar i UNICEF-it në Egjipt tha se 40,000 litrat e ujit të dorëzuara, janë "një pikë uji në oqean" për mijëra njërëz atje.
“Pjesë të mëdha të infrastrukturës së Gazës, duke përfshirë sistemet kritike të ujit dhe kanalizimeve, janë kthyer në gërmadha në gati dy javë të përshkallëzimit të dhunës. Kapaciteti i prodhimit të ujit është në 5 për qind të niveleve normale, dhe afro 2.3 milionë banorë në Gaza tani po mbijetojnë me 3 litra ujë për person në ditë. Sipas standardeve ndërkombëtare, çdo person duhet të ketë 50 litra ujë në ditë për të jetuar me shëndet dhe dinjitet, kjo është pirja, larja, gatimi dhe gjithçka tjetër? Tani për tani, është më pak se tre litra ujë për person” – theksoi përfaqësuesi i UNICEF-it në Egjipt, Jeremy Hopkins.
Ndërkohë në të gjithë botën mbahen protesta ,duke kërkuar që Izraeli të ndërpres bombardimet mbi civilet.
Përveç vendeve me popullsi muslimane, protesta janë mbajtur, në New York, Kolorado, San Diego,Barcelona, Gjermani, Itali, madie edhe në TelAvivin e Izraelit.
Protestuesit Izraelitë, kërkojnë largimin e Qeverisë së Netanjahut, ndalimin e luftës dhe sigurinë e popullatës civile. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
