Kumanovë, zjarre të shumta në sipërfaqe të hapura
Në Rajonin e Kumanovës gati se përditshmëri...

Në Rajonin e Kumanovës gati se përditshmëri është bërë shpërthimi i zjarreve nëpër sipërfaqe të hapura . Kjo dukuri po regjistrohet tashmë tre muaj e sidomos pas korrje shirjeve, nëpër sopërfaqet bujqësore, por edhe ato kodrinoro-malore.
Siç njohtojnë nga Njësiti territorial i zjarrëfikësve në Kumanovë, për tre muaj jo të plota janë regjistruar madje 380 intervenime të zjarrëfikësve në lokalizimin e zjarreve në sipërfaqe të ndryshme.
Kryesisht digjet bari i thatë dhe bimë tjera të ulëta edhe atë të shkaktuara nga faktori njeri.
“Për tre muaj jo të plota kemi intervenuar në lokalizimin e mbi 380 zjarreve edhe atë gjatë muajit gusht 132, në shtator 136 dhe gjatë tetorit deri më tani 119 zjarre. Unë në këtë shërbimi punojë 34 vite të plota dhe lirisht mund të them se diç e këtillë më pare nuk ka ndodhur. Vetëm Brenda dy ditëve kemi regjistruar madje 34 zjarre edhe atë kryesisht nëpër sipërfaqe bujqësore ku është djegur bari i thattë dhe thernishtet” - na njoftoi Dean Ilievski, Komandant i brigades së NJTZ në Kumanovë.
Zjarret me përmasa të këtilla nga Njësiti i zjarrëfikësve thonë se po ndihmohet nga erërat e forta Zjarret po shpërthejnë kryesisht në paralagjet e qytetit dhe viset rurale duke shkaktuar dëme të mëdha por edhe kërcnim për shtëpitë e afërta.
Nga ky njësitë thonë se një ditë Brenda 2 orëve kanë patur madje 15 raportime për shpërthim të zjarrit. Andaj u apelohet qytetarëve që mos tia vejnë zjarrin barit të thatë nëpër sipërfaqet e tyre bujqësore, sidomos kur ka erë, sepse gjithçka del jashtë kontrollit. (Fatlum Aqifi, TVM2)
