Komuna Gjorçe Petrov, janë gjetur 500-600 ton mbetje të rrezikshme
Rreth 500-600 ton mbetje të rrezikshme....

Rreth 500-600 ton mbetje të rrezikshme janë gjetur në fshatin Orman të Komunës së Gjorçe Petrovit, njoftuan nga Inspektor i Autorizuar për Mjedis Jetësor pranë Komunës së Gjorçe Petrovit.
Mbetjet janë locuar javën e kaluar dhe bëhet fjalë për mbetje nga piro-metalurgjia e plumbit, nga prodhimi primar dhe sekondar që sipas klasifikimit bën pjesë në klasën e mbetjeve të rrezikshme.
Nga Inspektorati theksojnë se sipas gjendjes së konstatuar në terren dhe vlerësimit të rrezikut, Inspektori ka filluar procedurën e inspektimit dhe ka urdhëruar pronarët e tokave që mbetjet e rrezikshme të dislokohen nga parcelat kadastrale në fshatin Orman, në një vend adekuat, brenda 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit.
