Vuçiq, dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën e ardhëshme

22.10.2023 16:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë pas takimit me ndërmjetësist e BE-së dhe SHBA-ve lajçak dhe Escobar, ku ishion të pranishëm edhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë ka dekalruar se “qëllimi i vetëm” i Perëndimit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai e përsëriti se takimi i djeshëm ishte “i vështirë” për të dhe se nuk mund të jepte më shumë hollësi.

“Natyrisht, gjithçka rreth Kosovës është tejet e vështirë për ne. Njerëzit mendojnë se kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është ashtu. Për ne ishte e tmerrshme në aspektin taktik dhe prodhoi pasoja të caktuara, por në kuptimin strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ne ta njohim Kosovën”, tha Vuçiq.

Vuçiq për “Tv Pink” ka thënë se pret që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë kah fundi i javës së ardhshme në Bruksel.