Hekurudhat e RMV-së, reduktohet qarkullimi i trenave
22.10.2023 16:50
Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transporti kanë njoftuar për reduktimin e qarkullimit të trenave.
Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se nga 25 tetori do të ndërpriten nga dy trena në ditë në relacionin Shkup- Manastir-Shkup, që do të thotë se udhëtarët nga e mërkura në këtë relacion do të mund t’i shfrytëzojnë vetëm trenat të cilët nisen nga Shkupi në orën 14:30 dhe në orën 3:13 nga Manastiri.
Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transporti nuk kanë dhënë më shum informacione, por kanë theksuar se këto ndryshime do të vlejnë deri në njoftimin e tyre të radhës.
