Fëmijët me ngecje në zhvillim, defektologët: Problemet në zhvillimin e fëmijëve janë në rritje
Numri i fëmijëve që po shfaqin probleme....

Zhvillimi i vonshëm te fëmijët nenkupton zhvillimin e ngadalësuar apo mbetjen mbrapa në aftësitë motorike apo shqisore në krahasim me moshatarët e tyre. Defektologët thonë se përmes diagnostikimit dhe intervenimirt të hershëm të fëmijëve me ngecje në zhvillim në të shumtën e rasteve arrihet përparim tek aftësitë e tyre.
Numri i fëmijëve që po shfaqin probleme në zhvillim është në rritje dhe kjo është një gjendje shumë alaramnate e shqetësuese thotë defektologu, Boletin Zenuni.
Ai thekson se dukuria kreysore është se ende mungon vëtedijësimi i familjeve dhe prindërve për ti vëzhguar dhe parë këto probleme të fëmijëve qysh në moshë të hershme.
Zenuni apelon për trajtimin në kohë të fëmijëve
Neglizhenca për të marrë masa dhe për ti dërguar fëmijët në profesionist të kësaj fushe për zbulimin dhe gjetjen e tretmanit adekuat për tejkalimin e këtyre problemeve, mund tu kushtojë pasoja të mëdha fëmijëve gjatë jetës, thotë mjeku.
“Gjithmonë kemi bë apel ne si profesionist, se intervenimi i hershëm është çelësi kryesor për arritjen e sukseseve dhe gjetjen e alternativave të ndryshme për ta rikuepruar pengesën në zhvillim, për ta stabilizuar atë gjendje dhe për të arritë ta bëjnë fëmijën që të jetë i aftë përkrah atij problemi që ka të funksionojë pa problem. Andaj unë shfrytëzoj rastin që të mos hezitojnë por të kontaktojnë ndonjë edukator special, rehabilitator, ose ndonjë logoped sepse ndoshta ndonjëherë e lëmë vetëm për pak neglizhenca e vogël që e bëjmë mund të paguajmë çmim të madh” – tha defektologu, Boletin Zenuni.
Pajisjet e mençura, Zenuni: Ndikim negativ në zhvillimin e fëmijëve
Zenuni si problem e potencon edhe vartësinë nga përdorimi i paisjeve te meneçura, e sidomos tek fëmijët që janë në fazën e zhvillimit me të folurin nuk preferohet asesi përdorimi i tyre.
Videot e shfaqura në platforma të ndryshme me përmbajtje shqetësuese kanë ndikuar tek fëmijët edhe në çështjen e belbëzimit thotë mjeku.
“Një fëmijë gjatë kohës që rrin në njërën prej këtyre platformave qëe shfaqin video sic është platforma e jutubit psh të shoh një video shumë gazmore ose që korrespodon me kohën e vet dhe me moshën e vet dhe pas vetëm disa sekondave duke kërkuar videon tjetër mund ti shfaqet video me përmbajtje shumë shqetësuese dhe tmerruese për moshën e fëmijës që shpeshherë shkakton një shok situatë ose traumë të madhe dhe fëmija edhe atë të folur të cilën e ka zhvilliuar ndosh që ajo e folur dhe ai nivel i të folurit thjesht të bllokohet dhe fëmija mos të jetë në gjendje ta shpreh dhe problem më i madh në këto raste janë çështjet e belbëzimet e ndryshme që paraqiten dhe pastaj duhet kohë e gjatë që ta rikthejmë atë pjesë me të cilën e ka humbur fëmija, prandaj them që duhet patur gjithmonë në kontroll rreth përdorimit dhe kohës që e kalon fëmija në këto pajisje të mençura, një 30 minutësh në ditë do të ishte i mjaftueshëm dhe aspak më shumë, se thjesht po pengojnë zhvillimin normal të fëmijës” – u shpreh defektologu, Boletin Zenuni.
Ekpertët e kësaj fushe thonë se problem aktual është edhe çështja e spektrit të autizmit, që prek të folurit, vëmendjen, sjelljen, pastaj pjesët tjera janë edhe dëmtimi i syve, humbja e vëmendjes dhe fokusit duke vazhduar me problemet që janë më minore. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
