Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Xhelili: Është mirë të mbahen në të njejtën datë
Partitë politike kanë nisur kalkulimet....

Partitë politike kanë nisur kalkulimet për zgjedhjet Presidenciale, por edhe për ato parlamentare të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Për liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski do të ishte e pranueshme që zgjedhjet të mbaheshin në të njëjtën datë përkatësisht më 8 maj 2024, derisa shumica parlamentare ka thënë se për datën e zgjedhjeve duhet konsultim paraprak ndërpartiak.
Edhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në vend, Zudi Xhelili për TVM2, vlerëson se pasi brenda 2 apo 3 muajsh duhet të mbahen dy palë zgjedhje, do të ishte mirë që të gjendet një konsenzus dhe të shkohet në zgjedhje në të njëjtën ditë, me çka do të përmbyllej procesi zgjedhor më shpejtë, si dhe do të ulej kostoja fiananciare.
Xhelili njëherit sugjeron që seriozisht të shqyrtohet edhe ideja për ndryshimet kushtetuese.
“Do të ishte mirë që me një ditë të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, raundi i dytë, edhe zgjedhjet parlamentare, me qëllim që t’ju largohemi shpenzimeve të kota duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ekonomike është vendi. Para se të caktohet data dhe të arrihet marrëveshja nga ana e të githa partive politike, me siguri do të shqyrtohet edhe njëher ideja e ndryshimeve kushtetuese, dhe kështu në pako do të zgjidhjet ky problem. Ballafaqimi është i patjetërsueshëm, për kurdo që të mbahen zgjedhjet” – u shpreh analisti politik, Zudi Xhelili.
Xhelili, ndryshimet kushtetuese gjatë qeverisë kalimtare
Xhelili thotë se procesi i organizimit, mbajtjes dhe formimit të Qeverisë së re duhet të përmbyllet shpejt, ndërsa nëse ndryshimet kushtetuese do të bëheshin gjatë periudhës së qeverisë së zgjeruar, qeveria e re do ta kishte më të lehtë vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.
“Kjo çështja e hapjes së Kushtetutës nëse arrihet të bëhet para dhe gjatë asaj periudhe kur do të kemi qeveri të zgjeruar, atëherë do të ishte shumë mirë, dhe Qeveria e ardhëshme do ta kishte rrugën më të trasuar, dhe ndodhta me një shpejtësi më të madhe do ti kryente detyrimet që rrjedhin nga sygjerimet apo nga rekomandimet që i ka bërë Këshilli i BE-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Europian” – deklaroi Xhelili.
Partitë politike shqiptare ende nuk e kanë shprehur qëndrimin e tyre nëse preferojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentre në të njëjtën datë. Por ajo që dihet është se BDI preferon kandidat konsensual për president, derisa opozita shqiptare ka paralajmëruar kandiat shqiptar.
Sipas marrëveshjes BDI-LSDM në 100 ditët e fundit të qeverisë, kryemisnitri duhet të jetë shqiptar. Kjo mund të ndryshoj nëse VMRO-DPMNE vendosë të mbështes ndryshimet kushtetuese, pasi BDI në atë rast është shprehur e gatshme të heq dorë nga kryemisntri shqiptar. (Fitim Kryeziu, TVM2)
