Maqedoni

Parashikimi i motit

23.10.2023 08:35

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme...

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë. Për ditën e hënë dhe ditën e martë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta kryesisht në relievet e larta malore.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7°C deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22°C deri në 27°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.