Maqedoni

Maqedonia e Veriut, shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

23.10.2023 09:27

Sot në Maqedoninë e Veriut festohet 23 tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase....

Sot në Maqedoninë e Veriut festohet 23 tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë të vitit 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine, me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare.
 
Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni.
 
Presidenti Stevo Pendarovski u dërgoi qytetarëve me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, në të cilën thotë se si para 130 vitesh edhe tani duhet t'i tejkalojmë ndarjet dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët - shtet juridik demokratik dhe funksional, me mundësi të barabarta për jetë dhe përparim dinjitoz për secilin qytetar të tij. Ashtu si lufta e brezit revolucionar ishte për një shtet të lirë dhe të drejtë, edhe lufta jonë sot duhet të jetë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit që lindin mosbesimin, padrejtësinë sociale dhe emigrimin masiv të të rinjve. Ashtu si 130 vjet më parë, edhe ne duhet t'i tejkalojmë ndarjet tona dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët - shtet juridik demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për jetë dinjitoze dhe përparim për secilin qytetar të tij, thekson Pendarovski në urimin me rastin e 23 tetor - Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.