Botë

Izraeli: Do të vazhdojmë luftën derisa të “zhduket” Hamasi!

23.10.2023 09:51

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”...

Sulmet gjatë natës nga ushtria izraelite në të gjithë Rripin e Gazës kanë shkaktuar një numër të madh vdekjesh dhe plagosjesh, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Një nga zonat e sulmuara ishte Khan Younis, në Gazën jugore, ku zyrtarët palestinezë thonë se 27 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra u plagosën nga dy sulme të veçanta izraelite në veri të Gazës. 10 të tjerë u vranë në Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës, shtoi ministria. Ka pasur gjithashtu raporte për shpërthime pranë disa spitaleve, disa prej të cilave Hamas pretendon se ishin rezultat i sulmeve ajrore izraelite.
 
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se fushata e ushtrisë në Gaza mund të zgjasë një, dy ose tre muaj, por në fund nuk do të ketë më Hamas. Ministri shprehu vlerësimin e tij për forcat ajrore dhe tha se faza tjetër, një operacion tokësor i shumëpritur, do të vijë së shpejti. Se sa shpejt mbetet e paqartë. Forcat izraelite kanë sulmuar 320 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së fundit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.