Botë
Mbledhje për Kosovën në OKB, diskutohet raporti për punën e misionit në Kosovë
23.10.2023 11:10
Këshilli i Punëve të Jashtme, i kryesuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton raportin e ri gjashtëmujor për punën e misionit në Kosovë.
Raporti dënon ashpër sulmet ndaj forcave ndërkombëtare në veri dhe dhunën. Në seancë Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani e cila do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 Shtator. Ndër të tjera, presidentja e Kosovës do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës. Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.
Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në orën 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New Yorkut.Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiç.
