Locatelli ndëshkon Milanin
23.10.2023 12:59
Juventus mundi 1-0 Milanin në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së 9-të të Serisë A

Juventus mundi 1-0 Milanin në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së 9-të të Serisë A, duke kaluar në -1 pas kuqezinjve dhe duke bërë gjithashtu të lumtur Interin, i cili pas fitores së djeshme ndaj Torinos, mbetet në krye.
Milani e nisi më mirë sfidën dhe vetëm një mrekulli nga Szczesny ia mohoi Giroud golin (13'). Juve lufton, por në minutën e 40 Thiaë pengon Kean, një përjashtim I pashmangshëm dhe “Djalli” mbetet me 10 lojtarë. Në minutën e 63-të ish-lojtari kuqezi, Locatelli gjen goditjen fituese falë devijimit vendimtar të Krunic.
