Fitore për Strugën e Shkupin
23.10.2023 13:00
Struga dhe Shkupi kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së 11-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut....

Struga dhe Shkupi kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së 11-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. Struga të dielën fitoi në udhëtim te Makedonija 3:0, me golat e Vangjel Zguros, Mentor Mazrekajt dhe Besart Ibraimit.
Ndërkohë, Shkupi fitoi përballë Bregalnicas, 1:0, me golin e Darko Ilieskit. Shkëndija e Tetovës barazoi me Brera Strumican 1:1. Në të ashtuquajturin derbi të debutuesve apo rikthyerit në elitë, Gostivari (rikthyer) – Voska Sport (debutuese), luajtën të dielën mes vete dhe u ndanë baras, 1:1.
