Maribori, Skuka shënon- Behari në stol

23.10.2023 13:02

Mariborit nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar, Xhuliano Skuka....

Mariborit nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar, Xhuliano Skuka. Maribori të dielën humbi 2:1 në udhëtim te Bravo, në ndeshjen e xhiros së 13-të të kampionatit slloven.
 
Skuka realizoi për 1:1 në minutën e 68-të, vetëm shtatë minuta pasi hyri në lojë si zëvendësues. Sulmuesi shkupjan Behar Feta ishte në bankën rezervë te mysafirët. Maribori pas 12 ndeshjeve të luajtura ka 17 pikë, tri më pak se Bravo.