17-vjeçari Guiu shënon në La Liga

23.10.2023 13:03

Marc Guiu është supertalenti i radhës te Barcelona....

Marc Guiu është supertalenti i radhës te Barcelona. Ai të dielën mbrëma vendosi sfidën mes Barçës dhe Athletic Bilbaos. Për 17-vjeçarin ishte ndeshje debutuese me ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa ishte i grumbulluar vetëm për herë të dytë.
 
Guiu hyri në lojë në minutën e 79-të, ndërsa në kontaktin e parë me topin, në minutën e 80-të realizoi gol. Me golin e tij, Barça e fitoi 1:0 ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas spanjolle. Me fitore, Barcelona del në vendin e tretë me 24 pikë. Nga 25 i kanë Real Madridi dhe Girona. Athletic Bilbao është në vendin e gjashtë me 17 pikë.