Di Biaxho largohet nga Dinamo
23.10.2023 13:06
Luixhi Di Biaxho ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos, pas humbjes ndaj Teutës

Luixhi Di Biaxho ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos, pas humbjes ndaj Teutës, ai bëri të ditur se do të largohet nga drejtimi i bluve teksa po fliste për “MCN”.
“Le të themi që u ulëm poshtë dhe nuk ia dolëm më pas të menaxhonim mbajtjen e topit si deshëm. Objektivi ishte të vazhdonim e sulmonim për të kërkuar golin e tretë. Por me sa duket krijuam përshtypjen se ndeshja kishte mbaruar”, tha ai fillimisht para se të fliste për dorëheqjen e tij.
“Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, porn ë ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme. Drejtuesit po bëjnë një punë të madhe për ta ringritur lart. Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një njeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim.” – tha ai.
