FIA penalizon Hamilton dhe Lëklerk

23.10.2023 13:07

Delegati teknik i FIA-s, Xho Bauer ka dyshuar që në momentet e para të garës për veturën e Hamilton

Delegati teknik i FIA-s, Xho Bauer ka dyshuar që në momentet e para të garës për veturën e Hamilton dhe Lëklerk në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dyshimet e Bauer ishin me baza pasi në kontrollin e bërë nga komisarët e garët u vu re se fundi i veturës të dy pilotëve nuk ishte konform rregullave, minimalisht fundi i veturës duhet të jetë 9 milimetra nga toka.Këtë distancë veturat e Lëklerk dhe Hamilton nuk e kishin rrespektuar.