Ukrainë, forcat ruse vazhdojnë granatimin në vendbanime

23.10.2023 14:28

Forcat ruse vazhdojnë granatimet në Ukrainë...

Forcat ruse vazhdojnë granatimet në Ukrainë, e sidomos në pjesën lindore dhe jugore të vendit. Granatime të fuqishme ka pasur në Kopjansk të rajonit të Harkovit, ku ka pasur edhe të lënduar pasi janë qëlluar ndërtesa banimi.

Sulme janë kryer edhe në Avdijvka dhe rajoni i Hersonit. Gjendja është rënduar shum në rajonin Avdijevka, ku forcat ruse e kanë një periudhë të gjatë në shënjestër. Banorët e rajoneve të prekura nga lufta bëjnë jetë tejet të vështirë.

Banorët e vendbanimit Moshçun thonë se po mundohen të përgaditen për dimrin në ardhje, por i frikësohen përsëritjes së ndërprerjes së rrymës siç kishte ndodhur vitin e kalaur.

“Ishte shumë vështirë pa energji elektrike. Kishte momente kur dy dit nuk kishim energji. Flinim me kapela dhe veshje dimërore, por disi i’a dolëm. Këtë vit kemi siguruar dru për ngrohje. Kemi edhe dërrasa, do ti presim pak nga pak, kemi blerë edhe bombola gazi.” tha një banorë i Moshçunit.

Para një viti rusia e ka filluar terrorin energjetik ndaj Ukrianës. I mbijetuam pasojat e sulmeve masive por e kemi marr mësimin. I kaluam shtatë muajt e fundit për tu përgaditur për dimrin që po vjen dhe mendoj se tani kemi pozicione të fuqishme.” – deklaroi  Drejtori i Kompanisë private energjetike – DTEK, Maksim Timçenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se forcat ukrainase për çdo ditë përpiqen ti bëjnë presion okupatorit për ta larguar aq sa është e mundur.

Përparimi i vazhdueshëm në fushbetejë është i rëndësishëm. Qoftë edhe një kilometer apo 500 metra, por për çdo ditë i përmirësojmë pozicionet urkainase, që të bëjmë presion ndaj okupatorit.“ – u shpreh  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në kundërofensivën disa mujore ushtria ukrainase, po zhvillohen beteja të ashpra për kthimin e territoreve të pushtuara nga forcat ruse. Autoritetet ukrainse thonë se kundërofensiva po realizohet me sukses dhe forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha në teren. (Fitore Demolli, TVM2)