Zgjedhjet, së shpejti pritet të formohen grupet e punës

23.10.2023 14:45

Grupet e punës në kuvend për caktimin e datave...

Grupet e punës në kuvend për caktimin e datave të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend pritet shum shpejt të formohen dhe të nisin punën. Fillimisht do të caktohet data e presidencialeve dhe më pas do të vendoset për zgjedhjet parlamentare.

Socialdemokratët thonë se grupet do të formësohen për të caktuar data të cikleve të rregullta zgjedhore duke mbetur të palëkundër në qëndrimin e tyre se do të mbështesin vetëm zgjedhje në termin të rregullt.

“Në nivel të grupeve të punës do të diskutohet data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, zgjedhjet do të jenë vitin që vjen, të rregullta, fillimisht do të jenë zgjedhjet presidenciale e më pas në terminin e rregullt do të jenë zgjedhjet parlamentare. Për datën konkrete jeni të gatshëm të bisedojmë në nivel të grupeve të punës.” - deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Mickoski: Parlamentaret dhe presidencialet në një ditë

VMRO – DPMNE pret nga pushteti të formojë sa më shpejtë grupet dhe të kyçen në proces. Konsiderojnë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen më 8 maj, me presidencialet.

Sipas kreut të VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski në këtë mënyrë do të uleshin shpenzimet për zgjedhje të ndara.

“Duhet të dakordohet datë për zgjedhje të rregullta. Ja një propozim, le të marrë një fletë të bardhë dhe le të shkruaj cilëndo datë që do midis dy festave më të mëdha fetare pranverën që vjen dhe të mbajmë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale me një shpenzim.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Edhe opozita shqiptare lobon për zgjedhje të parakohshme, siç shprehen për ti dhënë fund krimit dhe padrejtësive gjyqësore.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ditë më parë është shrehur pro formimit të grupeve të punës por lë mundësinë që partitë vetë të jenë inicijator të takimit për të diskutuar zgjedhjet.  (Meral Ismaili, TVM2)