Maqedoni

Pensionistët në protesta, pensionet mjaftojnë vetëm për barna

23.10.2023 15:04

Duke pasur parasysh se kostoja e jetës...

Duke pasur parasysh se kostoja e jetës ka shënuar rritje të theksuar, pensionistët në vazhdimësi përmes protestave kërkojnë rritje lineare të pensioneve, jo për 3500 denarë, por 5000 denarë.

Për pensionistët në vend, mbetet e papranueshme rritja prej 5.3 %, derisa inflacioni në vazhdimësi shënon rritje. Ankohen se çmimet e larta pamundësojnë përgaditjet dimërore dhe jetë me dinjitet.

“Duhet të kemi para për të blerë përgaditjen e ushqimeve për dimër. Pensioni po shpenzohet vetëm për pagesa komunale, barna dhe aq.” – tha një pensioniste.

“Vuajmë për ajvar, buk, djath, vuajmë për gjithçka. Nuk duam që të kemi pensione sociale.” – u shpreh një pensioniste tjetër.

“Kemi shpenzime të mëdha për blerjen e barnave, ushqimit për gjithçka. Pensionistët janë në margjina” – deklaroi një pensionistë.

Mbështetja e pamjaftueshme në protesta sipas tyre është rezultat i presioneve që vinë nga udhëheqësia e shoqatave të pensionistëve në Maqedoni.

Për ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, rritja lineare është e pamundur pasi në këtë mënyrë vihet në pikëpyetje stabiliteti i sistemit pensional. Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 336.806 pensionistë, kundrejt 572 327 të personave me marrëdhënie të rregullt pune. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)