Maqedoni

RMV, shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

23.10.2023 15:22

Me rastin e 23 tetorit “Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase”...

Me rastin e 23 tetorit “Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase”, një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi lule dhe bëri homazhe para përmendores së Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.  Ndërsa dy partitë politikë më të mëdha në vend VMRO-DPMNE dhe LSDM i kanë shfrytëzuar edhe këtë ditë për të porositur popullin se politikat e tyre janë në dobi të tyre.
 
Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së ka pohuar se lufta revolucionare po vazhdon edhe sot për ta mbrojtur identitetin maqedonas.
 
“Kjo është festa më e ndritur dhe më e rëndësishmja për Republikën e Maqedonisë dhe popullin maqedonas, e posaqërishtë sot kur festojmë 130 vjetorin nga fillimi i Luftës Revolucionare, dhe kjo luftë po zgjatë edhe sot  që të kemi një Maqedoni të lirë e pavarur, ndërsa sot po luftojmë poashtu dhe që ta mbrojmë nacionalitetit etnik, çështje kjo e cila është hapë për fatë të keq nga disa persona tjeër, por mbetet tek ne përgjegjësia që mos të lejojmë që e njëjta të na humbë.”, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska. 
 
Lufta e vërtet revolucionare e kësaj gjenerate po bëhet për integrimin e vendit në BE theksojnë nga LSDM.
 
“Lufta maqedonase, e revolucionarëve, ilindenëve, partizanëve, ishte luftë për një të ardhme më të mirë të shtetit maqedonas, të brezave të ardhshëm. Lufta maqedonase nuk ishte kurrë për izolim, regres dhe stagnim. Kështu është edhe sot. Lufta maqedonase e gjeneratave të sotme është lufta politike për një të ardhme më të mirë evropiane të atdheut tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë. Politika e rrejshme dhe kuazi-patriotizmi i DPMNE-së dhe së majtës është aktualisht i vetmi kërcënim për një shtet më të mirë evropian. Patriotizmi i rremë sjell izolim në vend, pasiguri, stanjacion ekonomik, xhepa bosh dhe frigoriferë bosh për qytetarët.”, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
 
Nga ana tjetër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është bërë ndarja e Çmimit shtetëror “23 Tetori” për arritje shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore – historike me interes publik. 
 
Për arritje në sferën e shkencës dhe arsimit, çmimi iu dorëzua ekipit për transplant të mëlçisë, prof. dr. Zoran Karaxhov, prof. dr. Svetozar Antoviq, doc. dr. Beti Todorovska, pr. dr. Tatjana Spirovska dhe prof. dr. Maja Mojsova Mijovska dhe profesorit universitar Afrim Osmani. Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi shkoi për artistin, prof. mr. Robert Jankulloski dhe shkrimtarin Bllazhe Minevski.
 
FITIM KRYEZIU