Përshkallëzohet lufta palestino- izraelite, Perëndimi kërkon pauzë në luftën Izrael-Hamas
Sulmet ajrore izraelite në Gaza....

Sulmet ajrore izraelite në Gaza janë intensifikaur ndërkaq forcat tokësore Hamas-Izrael janë përleshur edhe në zonën kufitare. Nga ministria e shëndetësisë palestineze raportojnë për qindra të vdekur, shumica prej tyre nga pjesa jugore e Gazës.
Gazeta “New York Times” shkruan se SHBA-ja këshillon Izraelin që të vonojë pushtimin e parashikuar tokësor të Gazës, për të lënë kohë më shumë për negociata për lirimin e pengjeve, për dërgesat e ndihmës për palestinezët si dhe për hartimin e mënyrave për të shmangur viktima civilësh.
Ushtria izraleite thotë se ka goditur qindra objektiva ushtarake në Rripin e Gazës. Mohojnë shkatërrimin e infrastrukturës elektrike në Gaza nga ushtria e tyre.
“Kemi sulmuar komplekse ushtrake dhe pika mbikqyrëse. Në 24 orët e fundit, eliminuam qëllime terroriste që kishin për tentim lansim kundër projektilëve dhe raketave” – deklaroi zëdhënësi i forcave mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari.
Kryeministri palestinez, Muhamed Shtajeh, kërkon ndihmën e organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe ndërprjen e ofanzivës izraelite.
“Ajo çka po ndodh në Gaza kërkon aksion urgjent të përfaqësuesve të të drejtave të njeriut, me qëllim që të ndalen vrasjet dhe shpërngulja e popullatës” – deklaroi Kryeministri palestinez, Muhamed Shtajeh.
BE-ja me apel për më shumë ndihmë humanitare në Gaza. Fuqitë e mëdhaja të mendojnë për zgjidhjen e problemit në këtë zonë në mënyrë paqësore, thotë diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, duke paraqitur pjesët e çdo hapi që çojnë drejt deeskalimit.
“Personalisht unë mendoj se nevojitet një pauzë humanitare për të lejuar që mbështetja humanitare të hyjë dhe të shpërndahet, duke parë se gjysma e popullsisë së Gazës është larguar. Të kapurit peng duhet të lirohen sepse ky është hap drej deeskalimit. Duhet të fillojmë të mendojmë për procesin politik. Fuqitë e mëdhaja kanë harruar çështjen palestineze duke menduar se ai problem do të zgjidhet vetvetiu.” – u shpreh përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell.
“Për momentin në Gaza kemi mbi një million njerëz të cilët nuk kanë ku të shkojnë dhe për këtë duhet të mendojmë seriozisht” – tha Ministrj e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.
Ushtria izraelite fajëson Hezbollahun për tentim të eskalimit të situatës dhe për kërcënim të përfshirjes në konflikt edhe të Libanit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
