Gjykata e posaçme në Tiranë, ende nuk është caktuar seanca për Berishën
Kryeministri shqiptarë, Sali Berisha...

Ish Kryeministri shqiptarë, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për aferën e privatizimit të Ish-klubit sportiv Partizani.
Malltezi doli sot para Gjykatës se Posaçme së bashku me biznesmenin e ndërtimit Fatmir Bektashi për vlerësimin e masës së sigurisë, ku prokurporia ka kërkuar burg pa afat.
Ndërkohë Gjykata nuk ka caktuar ende seancën për ish-kryeministrin Berisha, kjo për faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ka mbërritur njoftimi se Berisha ka marrë dijeni për masën e sigurisë ndaj tij “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi sot SPAK-un se vepron nën urdhrat e Ramës.
Lidhur me çështjen e kompleksit Partizani, SPAK më 21 tetor arrestoi në Rinas, Jamarbër Malltezin, ndërsa Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore.
Sipas SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore në favor të dhëndrit të tij. (Luljeta Ndoka, TVM2)
